“Të mendoj në heshtje, jo sepse nuk dua t’u flas të tjerëve për ty, por sepse ata nuk do ta kuptonin dot dhimbjen që ndiej. Disa persona e kanë përjetuar atë që unë kam përjetuar, ndaj shprehem se jo të gjithë do të më kuptonin. Disa prej tyre thonëse me kohën arrin të zbehet çdo gjë, por kjo nuk është e vërtetë.Mundet ta hedhësh dhimbjen që ndjen për pak minuta pas shpine, por kurrsesi nuk mund ta harrosh se çfarë ka ndodhur.
Kur dëshiron të flasësh apo të kujtosh një person që nuk jeton më, përdoren shpesh fjalët “kishte shpirt të mirë”, duke dhënëplot shembuj të jetës së tij/saj në të shkuarën. Unë nuk e përdor asnjëherë këtë fjali, jo sepse ti nuk ke lënë shembuj të mirë për t’u mbajtur mend në këtë jetë, por sepse dua të qëndroj akoma me bindjen se ti jeton akoma, që ti ekziston.
Kur e gjej veten duke folur ndonjëherë për ty, ka gjithmonëdiçka që nuk shkon brenda meje. Më kthehet trishtimi dhe shpesh mendoj: “Mund të shkonte ndryshe, nëse unë…”, duke ia vendosur fajin vetes për diçka që mund të mos ketë shkuar mirënë të shkuarën.
Gjithçka që kam prej teje, janë kujtimet që unë do t’i mbaj përherë me vete. Ende mërzitem duke menduar për fotot qëmund të bënim bashkë, por që nuk kishim mundësinë. Të dua shumë, engjëlli im. Më mungon pamasë. Do të doja të kisha pak më gjatë pranë meje”. – Nga interneti, autor anonim.