Bota

Të fundit nga sulmi i Las Vegasit, 59 të vdekur. ISIS e merr përsipër, FBI përgënjeshtron

Më të fundit nga sulmi me armë në Las Vegas: atentatori konfirmohet të jetë Stephen Paddock, i cili u vetëvra para se të mbërrinte policia: vrasësi hapi zjarr nga kati 32 i Mandalay Bay tek turma që merrte pjesë në një shfaqje, në kuadër të festivalit “Route 91 Harvest”. Dëshmitarët thanë se blice nga ballkoni i dhomës ku qëllonte Paddock. Ndër të vdekurit janë dy oficerë policie jashtë shërbimi: ata ishin në mesin e publikut për të marrë pjesë në koncert.

Hetuesit kanë gjetur së paku 42 armë zjarri, duke përfshirë automatikë dhe pushkë, midis dhomës së hotelit dhe shtëpisë së Stephen Paddock, vrasësit të Las Vegasit, bën të ditur policia. Në dhomën e hotelit, armët e gjetura janë 23.

Policia e Las Vegas tha se ishte “më shumë veprim i një ujku të vetmuar” duke përjashtuar një akt terrorizmi, por ISIS ka marrë përsipër masakrën në një faqe interneti, “Site, vend ku monitorohen aktivitetet xhihadiste në internet. “Atentatori në Las Vegas është një ushtar islamik – thuhet në deklaratën e Shtetit Islamik. Ai bëri këtë veprim në përgjigje të thirrjes për të goditur vendet e koalicionit”. Burimet e administratës amerikane thanë se “nuk ka sinjale që tregojnë një lidhje midis vrasësit të Las Vegasit dhe grupeve terroriste ndërkombëtare”. Kjo u konfirmua edhe nga një drejtues i FBI-së: asnjë lidhje deri tani me organizatat terroriste ndërkombëtare. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button