Bota

Të gjitha arsyet e kthesës së papritur të Turqisë kundër ISIS. Ja çfarë ndodh tani…

Screen Shot 2015-10-10 at 22.47.57

Don Melvin, CNN

Për një vit e gjysmë, që kur ISIS doli në skenë me marrjen e territoreve në Irakun e veriut, Turqia bëri shumë pk për të luftuar grupin terrorist. Teksa ISIS bënte kërdinë në disa pjesë të Irakut dhe Sirisë, Turqia, fqinji i tyre në veri, rrinte duarkryq. Në fund të fundit, qeveria turke ishte kundër regjimit sirian të Bashar al Asadit. Ndërkohë, edhe ISIS e luftonte atë regjim.

Gjithashtu, vjeshtën e kaluar, qeveria turke negocioi lirimin e 49 pengjeve të kapur nga ISIS në konsullatën turke në Mosul – duke përfshirë edhe vetë konsullin e përgjithshëm.

Atëherë, çfarë mori në këmbim ISIS për lirimin e pengjeve? A mund të ketë bërë Turqia një premtim mos-sulmimi?

Asnjë detaj nuk është dhënë.

Tani, krejt papritur, Turqia ndryshon qëndrim. Ajo po lejon bombarduesit amerikanë që të përdorin bazën ajrore të Incirlikut në jug të turqisë, për të goditur shënjestrat e ISIS në Siri. Dhe vetë Turqia ka kryer sulme ajrore kundër ISIS në Siri – shde kundër kampeve kurde në veri të Irakut.

E gjithë kjo ngre disa pikëpyetje:

Pyetje: Përse Turqia ka ndryshuar qëndrimin ndaj ISIS?

Përgjigje: Turqia ka qenë nën një trysni të fortë ndërkombëtare prej disa kohësh, për të vepruar kundër ISIS., një rrezik global që është aktiv në këtë moment pikërisht në oborrin e pasmë të Turqisë. Në 20 korrik, një atentator kamikaz i dyshuar se i përkiste ISIS vrau 32 vetë në qytetin turk të Suruçit, pranë kufirit me Sirinë – një gjë që asnjë udhëheqës shteti nuk mund ta pranojë. Dhe dy ditë më vonë, presidenti turk, Erdogan, u gjend në telefon me presidentin e SHBA, Obama. “Duket se ata bënë një ujdi”, thotë Dr. Esra Oziurek, shefe e degës së Studimeve Bashkëkohore për Turqinë në London Schoool of Economics. Pa mbyllur mirë telefonin dy udhëheqësit, SHBA kishte nisur të përdorte bazën ajrore turke. Dhe Turqia nisi menjëherë të godasë ISIS-in. Atëherë, çfarë mori Turqia në këmbim për këtë ndryshim qëndrimi? Ashtu si me negociatat për pengjet me ISIS vjeshtën e kaluar, thjeshtë nuk e dimë.

PYETJE: Përse Turqia nuk bënte sa duhej për të luftuar ISIS-in më parë?

PERGJIGJE: Një numër domethënës anëtarësh të ISIS raportohet se janë turq, dhe ata mund të kenë mbështetje në Turqi. Politikanët i vënë re gjëra të tilla. Dhe ISIS po lufton regjimin e al Asadit. Qeveria turke, ndërkohë që thotë se e kundërshton terrorizmin kudo ku ndodh, u duk se iu përmbajt fjalës së urtë: “Armiku i armikut tim, është miku im”. Po kështu, një lloj ujdie u arrit vjeshtën e vitit që kaloi, mes ISIS-it dhe zyrtarëve turq. ISIS nuk është nga ata grupe që liron 49 pengje pa marrë asgjë në këmbim.

PYETJE: Përse kjo gjë ka ndikuar dhe në bisedimet me kurdët e Turqisë? A ka “vdekur” procesi i paqes?

PERGJIGJE: Një pjesë mund të jetë koincidencë. Qeveria dhe përfaqësuesit kurdë ishin shumë pranë arritjes së një marrëveshje vitin që kaloi. Do të kish qenë një moment historik, që do i jepte fund një konflikti që ka vrarë afro 45 mijë vetë që nga viti 1984, kur Partia Punëtore e Kurdistanit, ose PKK, nisi një përpjekje të dhunshme për pavarësi.

Por tani, qeveria turke ka goditur kampet e PKK në Irak dhe ka arrestuar shumë anëtarë të PKK-së brenda Turqisë. Nga ana e saj, PKK ka thënë se armëpushimi me qeverinë “e ka humbur kuptimin”.

Oziurek e London School of Economics, e shieh sulmin ndaj kurdëve si rezultat i një strategjie elektorale të dështuar. Erdogani dhe partia e tij AK donin një shumicë prej dy të tretash në Parlament, me qëllim që të ndryshonin kushtetutën e vendit, duke forcuar kompetencat e presidentit – domethënë vetë Erdoganit.

Për të arritur këtë, Partia AK kish nevojë që të mbante Partinë Demokratike POpullore të kurdëve, ose HDP, nën 10 përqind. Që do të thoshte se ajo do të merrte asnjë vend në parlament. Strategjia dështoi. Partia AK, pavarësisht përpjekjeve të Erdoganit për një marrëveshje, doli keq në zonat kurde në juglindje të Turqisë. HDP fitoi 13.1% të votave dhe 80 vende në Parlament.

Dhe Partia AK nuk fitoi as shumicën e thjeshtë që do ta kish lejuar të qeveriste e vetme. Kështu që, sipas vlerësimit të Oziurek, Erdogani dëshiron të godasë ISIS-in, për të treguar që vendi është në luftë dhe ka nevojë për udhëheqje të fortë, dhe jo një qeveri koalicioni. Dhe ai nuk sheh më arsye për të qetësuar kurdët, kështu që po e përdor ISIS-in si një mbulesë për të mbledhur aktivistët kurdë.

Marrëveshja e paqes që ishte hsumë pranë? Ka ikur. Dhuna mund të vazhdojë.

“Mendoj që mund të themi se procesi i paqes ka marrë fund”, thotë Oziurek. A mos sulmi i Turqisë ndaj ISIS rrit rrezikun ndaj zonave të saj turiste dhe tregtare? Thënë me një fjalë, po. “Vendimi i papritur i Turqisë për të luftuar ISIS-in do të sjellë me gjasë sulme brenda Turqisë”, thotë Ian Bremer i Eurasia Group, një kompani ndërkombëtare kërkimesh dhe konsulence. Kjo gjë do të ngrejë një pengesë mbi investitorët në vend, dhe do ta bëjë shumë më të vështirë procesin politik në Turqi”, thotë Bremer.

Pyetja tjetër, sigurisht, është nëse pjesëmarrja e Turqisë do të kthejë dallgën kundër ISIS. Oziurek thotë se kjo gjë do të shihet prej numrit të sulmeve terroriste brenda vendit. “Nëse Turqia po e lëndon vërtetë ISIS-in, atëherë do të ketë sulme”, thotë ajo.

CNN – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button