Bota

Të gjithë çudirat dhe mospërputhjet e videos së xhihadistëve

Screen Shot 2015-02-05 at 2.10.07 PMAbu Ibrahim Raqqavi, një nofkë pas të cilës fshihet një emër në Raqqa, qyteti që kontrollohet nga ISIS, ka nënvizuar disa “çudira” që shfaqen në videon e horrorit, ku ekzekutohet piloti jordanez. Ndoshta një gabim i xhihadistëve. Disa ditë më parë kishte dalë një fotografi e pengut japonez Kenji Goto, i cili mbante në dorë një fotografi të pilotit jordanez: nëse shihen me kujdes detajet mund të vërehet se ushtaraku është në një kafaz dhe që “skenari” (1) është i ngjashëm me atë që shfaqet në filmimin e ekzekutimit. Ndryshon mjekrra (2) e pilotit, pakëz më e gjatë dhe ndoshta e krijuar me një prekje digjitale. ISIS e ka mbajtur jordanezin për javë të tëra në një kafaz? Nuk duket e mundur.
Përsae nuk përdori një fotografi tjetër? Sigurisht, hekuri që duket në fotografinë lart (3), tek fotografia poshtë nuk është. Kjo gjë mund të përforcojë hipotezën që pengu të jetë vrarë në ditët e para të janarit. Raqqavi kishte postuar edhe një mesazh në ditët e para të janarit ku fliste për ekzekutimin e pilotit. Në fakt anëtarë të ISIS kishin festuar pasi kishin marrë pjesë në ekzekutimin me djegie të gjallë të pilotit. Dhe në fund, uniformat e xhihadistëve (poshtë). Të kujtojnë ato amerikane dhe ISIS i përdor në filmimet e propagandës: ekspertët thonë se mund t’i kenë blerë në tregun e zi.

Leave a Reply

Back to top button