Bota

Të gjithë gënjejnë. E vërteta dhemb

 

Ky skandal emailesh po përkeqësohet me çdo ditë që kalon. Për demokratët, shqetësimi më i madh është përse Clintoni krijoi një sistem për të mbrojtur korrespondencën e saj. Nuk ka nevojë të jesh një konspiracionist si Donald Trumpi për të menduar se ajo mund të jetë duke fshehur diçka shumë të dëmshme, si për shembull përdorimin e pushtetit të saj si Sekretare Shteti për të ndihmuar donacione të huaja në drejtim të Fondacionit Clinton

Screen Shot 2016-06-04 at 08.24.33

Hillary në “syrin e ciklonit” të emaileve. 2. Donald Trumpi u vërsulet mediave që e pyesin për 6 milionët e munguar në donacione. Raport për një javë të ndezur në fushatën presidenciale amerikane. Çfarë ndodhi dhe çfarç shkruajtën mediat dhe editorialistët

***

Hillary Clintoni vazhdoi të mbrojë përdorimin prej saj të serverit privat të emaileve gjatë kohës që ishte Sekretare Shteti, në vijim të një raporti kritik ndaj kësaj praktike, të nxjerrë nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Shtetit. Raporti, që kritikonte dhe disa prej paraardhësve të Clintonit për përdorimin e llogarive private të emailit, ra ndesh me deklaratat e përsëritura të kandidates demokrate se nuk kishte shkelur ndonjë rregull. Ai zbuloi se ajo dhe stafi i saj as nuk kishin kërkuar dhe as nuk kishin marrë leje që të përdornin emailin privat për punë, kishin shkelur rregullat e regjistrave të departamentit, kishin injoruar paralajmërimet se hacker-at kishin vënë në shënjestër emailat personalë.

Korrespondenca e Clintonit do t’i ish nënshtruar hulumtimit sipas Ligjit për Lirinë e Informacionit nëse ajo do të kish përdorur serverin e Departamentit të Shtetit; ndonëse Hillary dorëzoi …

[real3dflipbook id=”1165″]

Leave a Reply

Back to top button