“Kjo vajzë është ish e dashura ime. Jemi ndarë prej 7 muajsh dhe gjatë kësaj kohe, të dy kemi krijuar jetën tonë si e dëshirojmë dhe me kë e dëshirojmë. Ajo ka pasur sukseset e saj dhe unë dështimet e mia. Kemi arritur deri aty, sa kemi folur keq për njëri-tjetrin, kemi thënë gjëra të papërshtatshme për njëri-tjetrin, ama prej 4 ditësh që kam zbuluar se situata ime ishte më e ndërlikuar nga sa e prisnim dhe që jam shtruar në spital, ajo fle në atë karrige në pritje të shërimit tim. Ka lënë mënjanë jetën e saj, punën, shoqërinë, krenarinë dhe detyrimet e saj, për të qëndruar pranë meje derisa të shërohem.
Ndonjëherë kur zgjohem, i them të shkojë në shtëpi dhe të pushojë. Ajo ngrihet gjithë nerva nga karrigia, del nga dhoma e spitalit dhe pastaj kthehet sërish për t’u ulur në të njëjtën karrige pranë meje, në pritje tëshërimit tim. Mendoj se të gjithë kemi nevojë të prekim ndonjëherë fundin për të kuptuar se për inerci, ne ngatërrojmë besnikërinë me interesin.
Sot jeta më ka mësuar se kam pasur dhjetëra miq që më kanë përqafuar në mënyrë false, dhe plot lidhje ku më kanë thënë “Të dua” pa e ditur kuptimin e kësaj fjale dhe pa e ndjerë realisht atë. Ama vetëm ata qëvërtet e kanë vlerësuar atë që ti përfaqësoje dikur në jetën t tyre, do të qëndrojnë pranë, duke e mbajtur premtimin e qëndrimit pranë në të mirë dhe në të keq. Shpresoj që personi që je duke i qëndruar pranë, ta kuptojë realisht se kush je ti, jo siç kam bërë unë. Pasi një person që ia vlen, nuk mund të gjendet lehtësisht”. – Anonim