Shendeti

“Të hash thonjtë” çfarë tregon kjo gjë, sipas studimeve?

A je edhe ti dikush që i ha thonjtë përgjatë ditës? Nëse po, dije se ke plot të tjerë si vetja që bëjnë po të njëjtën fjë. Thuhet se rreth 1/3 e të rriturve e vazhdojnë këtë zakon përgjatë jetës së tyre. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten, se çfarë tregon kjo gjë nga aspekti psikologjik? Shumë njerëz e mendojnë këtë akt si një shenjë nervozizmi dhe ankthi. Në mënyrë sipërfaqësore, mund të themi se kjo gjë ka kuptim, por nuk e tregon gjithë historinë e vërtetë pas ngrënies së dhëmbëve. Sipas një studimi të bërë nga “Journal of Behavior Therapy and Experimental Psychiatry” ngrënia e dhëmbëve mund të jetë një shenjë e perfeksionizmit. Ndërkohë që “Psychology Today” shpjegon të kundërtën, pra atë që ne e njohim të gjithë si të vërtetë, se ky akt tregon mungesë lumturie dhe shpesh, depresion.

Sipas një studimi të ri me 24 pjesëmarrës që e kryenin këtë akt, u vu re se këta persona kishin një prirje për ta vënë në zbatim më tepër ngrënien e dhëmbëve gjatë mërzitjes, stresit dhe presionit që ushtrohej mbi ta, se sa në një ambient më të qetë për ta. Nga ana tjetër, persona të tillë përshtateshin më me vështirësi ndaj ndryshimeve në jetën e tyre, si dhe ndaj problemeve të rutinës së përditshme. Një akt i tillë tregon çrregullime të personalitetit, çrregullime në ushqyerje, ankth në ambientin shoqëror, depresion, si dhe abuzim në fshehtësi më alkoolin apo drogërat e ndryshme.

Mirëpo sipas autorit të studimit, Dr. Kieron O’Connor, këto sjellje të përsëritua mund të jenë shenjë e perfeksionit të këtyre personave, pasi ata mund të mos ndihen rehat me një jetë të qetë dhe duan përherë t’i ushtrohet presion për të dhënë më të mirën nga vetja. Ajo që u vu re gjithashtu, është se edhe në kushtet e stresit dhe të presionit kur ata e praktikonin ngrënien e thonjve, ata ishin në gjendje ta bënin më mirë punën që u kërkohej, krahasuar me ata persona që nuk e bënin një gjë të tillë.

Nëse je edhe ti pjesë e këtij grupi, atëherë duhet të dish edhe pasojat e një veprimi të tillë:

-Dëmtim i thonjve dhe lëkurës përreth

– Gjakrrjedhje dhe rrezik për infeksione në lëkurën përreth thonjve

– Dobësim i zmaltit të dhëmbëve

-Imazhi i keq që jep tek të tjerët përmes ngrënies së dhëmbëve

Ndaj, nëse edhe ti i “ha thonjtë”, atëherë fillo të marrësh masa dhe të ndryshosh çdo gjë negative që po të ndodh. Hiq dorë nga një zakon i tillë dhe kërko ndihmën e atyre që të rrethojnë. Është e vështirë t’ia dalësh i vetëm me problemet që mund të të shfaqen, ndaj mos i beso aq shumë vetes se mund t’ia dalësh edhe vetëm. Ndoshta edhe ia del, por do ta kesh dyfish më të vështirë këtë gjë, se sa po të kesh mbështetjen e personave që të duan të mirën dhe duan të shohin të korrësh sukses në jetën tënde.

Leave a Reply

Back to top button