Thenie

“Të jetosh në zemrat që lë pas, do të thotë të mos vdesësh kurrë”. Disa thënie nga Harold Robbins

“Ndonjëherë ndodh diçka dhe kupton se të gjithë njerëzit që thonin se të donin, zhduken, ndërsa diçka që kurrë nuk ia kishe hedhur sytë, të zgjat dorën për të ndihmuar”.

“Njerëzit nuk janë si bizneset. Nuk mund t’i blesh apo t’i shesësh ata si një pronë. Nuk mund t’i kyçësh në një dhomë dhe të presësh ta vlerësojnë”.

“Të jetosh në zemrat që lë pas, do të thotë të mos vdesësh”.

“Çdo mashkull e ka një çmim. Disa kanë paranë, disa femrat, disa pushtetin. Por mashkullin e ndershëm nuk e ble dot: ai është krenar dhe nuk të kushton gjë për ta blerë”.

“Është e habitshme se si mund të jetosh për vite me radhë duke menduar shumë për dikë dhe kur e sheh, thjesht të ndihesh mirë që po e sheh”.

“Miqtë janë më shumë se disa njerëz, që thjesht do të dëgjojnë çfarë ke për të thënë dhe do të bien dakord me ty. Ndonjëherë ata do të thonë gjëra që nuk do të doje t’i dëgjoje”.

“Nuk më intereson nëse jetoj gjatë, apo jo. Dua thjesht që kur të vdes, të mos lë armiq dhe kam kuptuar se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë gjë, është duke jetuar me ta”.

“Kërcimi është si jeta. Ai ekziston për aq kohë sa ekziston dhe kur mbaron, mbaron gjithçka”.

“Unë nuk do të lë dorëshkrime të papërfunduara”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button