Motivuese

Të kesh një mik për kokë

Dy miq po ecnin nëpër shkretëtirë. Në një moment në udhëtimin e tyre, ata patën një debat dhe një shok goditi tjetrin me pëllëmbë në fytyrë.

Ai që u godit me shuplakë ishte i lënduar, por pa thënë asgjë, ai shkroi në rërë, “Sot shoku im më i mirë më goditi në fytyrë”.

Ata vazhduan të ecnin derisa gjetën një oaz, ku vendosën të laheshin. Ai që ishte goditur ngeci në një gropë thithëse dhe filloi të fundoset, por shoku i tij e shpëtoi. Pasi mori veten nga tronditja, ai shkroi mbi një gur: “Sot shoku im më i mirë më shpëtoi jetën”.

Miku që e goditi dhe më pa e shpëtoi mikun e tij më të mirë e pyeti: “Pasi të lëndova, shkrove në rërë dhe tani, shkruan në gur, pse?”

Miku tjetër u përgjigj: “Kur dikush na lëndon, duhet ta shkruajmë në rërë, ku erërat e faljes mund ta fshijnë. Por, kur dikush bën diçka të mirë për ne, duhet ta gdhendim në gur, ku asnjë erë nuk mund ta fshijë, asnjëherë”.

Mos vlerësoni gjërat që keni në jetën tuaj. Vlerësoni NJEREZIT që keni në jetën tuaj.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button