Motivuese

Të kesh para dhe të jesh i pasur, janë dy gjëra të ndryshme

Secili prej nesh ka përkufizimin e tij të pasurisë. Për disa, për shembull, pasuria është më e lidhur me njerëzit që duam, me njohuritë që marrim dhe me ëndrrat që kemi në krahasim me pasurinë materiale. Por për të tjerët, shuma në dispozicion në llogari bankare është baza për një jetë të plotë.

Njerëzit më të pasur u japin prioritet bashkëveprimit dhe momenteve dhe jo shumës së parave të grumbulluara në fund të muajit. Për ta, faturat e ndryshme për të paguar, takimet e minutës së fundit dhe paratë që mbarojnë para fundit të muajit nuk janë shkak për trishtim. Ata e dinë se vlera e gjërave nuk është e përcaktuar me çmime, por me ndjenjat që plotësojnë jetën tonë.

Të pasurit e vërtetë janë ata që nuk kanë nevojë për para për të qenë të lumtur!

Nuk kanë nevojë për aplikacione financiare për të qenë të sjellshëm, nuk kanë nevojë të kenë një makinë të re çdo vit për t’u bërë përshtypje miqve.

Njerëzit e lumtur janë të shkëputur nga “kam” dhe janë të lidhur me “jam”.

Kam parë shumë njerëz të konsideruar “të pasur”, që bëjnë udhëtime, mburen me makina dhe shtëpi, por as nuk e kanë idenë se si të jetojnë në paqe. Dhe kjo na kujton frazën e famshme të Drummond: “Kasaforta e një banke mban vetëm para; do të zhgënjehen ata që mendojnë se do të gjejnë pasuri”.

Qenia njerëzore po zhvendoset gjithmonë drejt rezultateve dhe objektivave, pra të gjitha gjërat që është e mundur të blihen dhe konsumohen, kanë vlerë vetëm kur nuk i ke. Një herë që i ke, magjia merr fund dhe dëshirojmë të tjera gjëra.

Të pasurit janë plot me fatura për të paguar, nuk ndërrojnë makinë përvit dhe nuk e vrasin mendjen për veshjet e markës. Të pasurit e dinë që askush nuk paguan për një të qeshur me gjithë zemër, një shok të dashur apo një jetë pa paragjykime. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button