Shendeti

Të liga dhe të shëmtuara. Bakteret që janë të dëmshme për ne mund të jenë shkatërruese, në mos vdekjeprurëse

Screen Shot 2016-07-21 at 14.03.07

Edhe pse vetëm një pjesë e vogël e llojeve të njohura bakteriale shkaktojnë sëmundje, ato janë të afta për të shkaktuar kërdi në trupin tonë. Bakteret e dëmshme mund të hyjnë në trup në disa mënyra. Për shembull, ne mund t’i thithim ato përmes ajrit apo gëlltisim nëpërmjet ushqimeve, ose ato mund të depertojnë përmes çarjeve në lëkurë.

Pasi hyjnë brenda, ato mund të mbërrijnë në vendin e synuar, si mushkëri apo zorrë, ku i bashkëngjiten qelizave tona dhe shumohen. Trupat tanë u garantojnë këtyre baktereve lëndë ushqyese, por në këmbim ato çlirojnë toksina, të cila mund të dëmtojnë indet tona. Sistemi ynë imunitar, garanton një mbrojtje kundër këtyre pushtuesve mikroskopikë.

Qelizat imune mund të identifikojnë dhe shkatërrojnë patogjenët, por disa baktere kanë evoluar metodat e shmangies së mekanizmave tonë të brendshëm të mbrojtjes. Pikërisht në rastet kur këto mikrobe të guximshme këmbëngulin, ne kemi nevojë për ndihmën e antibiotikëve për të eliminuar infeksionet para se të ato të përhapen.

Bakteret përshtaten me mjedisin e tyre aq shpejt, sa që nëse arrijnë të mbijetojnë, mund të zhvillojnë imunitet ndaj këtyre barnave. Rritja e “këtyre superbaktereve” rezistente ndaj antibiotikut, të cilët mund të shkaktojnë infeksione të rrezikshme për jetën, janë një kërcënim gjithnjë e më serioz për shëndetin global.

Leave a Reply

Back to top button