Enciklopedike

Të mirë lindim, apo bëhemi?

Moraliteti është i lindur, të paktën sipas Paul Bloom, psikolog dhe profesor i shkencave konjitive në Universitetin e Yale. Me fjalë të tjera, fëmijët nuk janë faqe të bardha pa parime moralë, por janë në gjendje të gjykojnë veprimet e të tjerëve, të provojnë dhembshuri dhe të ken një sens të drejtësisë. Pikërisht prej sensit tonë të lindur moral buron aftësia për të dalluar mes veprimeve mizorë dhe atyre të sjellshëm, dëshira për të parë të shpërblehen veprimet e mirë dhe ndëshkohen ata të këqinj, si dhe aftësia për t’u vënë në vendin e tjetrit: të vuash për vuajtjet e të tjerëve dhe të dëshirosh që dhimbja e atyre që ke rrotull të marrë fund. Sipas shkencëtarit amerikan, studimet e fundit të psikologjisë evolutive, por edhe biologjia evolucioniste, si edhe antropologjia kulturore konfirmojnë që sensi moral është pjesë integrale e qenies njerëzore./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button