Bota

Të mos harrojmë: Edhe Toka merr frymë. Reflektimi i Susana Tamaros, pas tërmetit shkatërrimtar

“Gjithçka është kotësi”, asgjë tjetër “përveçse kotësi”, të vjen të thuash duke cituar Qoelet, sepse “për të nesërmen nuk ka siguri”. Brishtësia, vdekja – këto realitete të pandashëm tashmë nga ekzistenca jonë – na shfaqen papritur mu përpara syve, pothuaj të hareshme, të shpejta për të na thënë: “Shko. Eshtë ora të shkosh”

Screen Shot 2016-08-25 at 12.17.01

Ja tek shfaqet atëherë, ai moment keqardhjeje, ai çast kur vetëdijësohesh se i ke bërë hesapet pa hanxhiun, se ke jetuar pakujdesisht, ndoshta në apati dhe përtaci, pa arritur të provosh mirënjohje, gjithmonë e kudo, për këtë mrekulli të jashtëzakonshme që quhet jetë.  Natyra, qielli, toka, ujërat i konsiderojnë qeniet njerëzore jo shumë ndryshe nga mënyra se si ne i konsiderojmë milingonat

Nga Susanna Tamaro

Duhej ta kisha kuptuar që diçka nuk shkonte, pardje në mbrëmje, duke dëgjuar lehjet e shqetësuara të qenve të mi jashtë në lëndinë, që refuzonin të ktheheshin në shtëpi për të marrë ushqimin. Ashtu si duhej të alarmohesha kur, kur, tashmë e shtrirë në shtrat, dëgjova simfonia e zakonshme të bulkthëve dhe insekteve të natës që e rritën shumë tonin, si një dallgë e madhe që, krejt papritur, ngrihet nëpër natë.

Kam përjetuar vetë në mënyrë traumatike, tërmetin në Friuli në vitin 1976 dhe që atëherë …

[real3dflipbook id=”1276″]

Leave a Reply

Back to top button