Horizonti.al

“Të pasurit e çmendur”: Eksperimentet telepatike të Xhon Hemond Xhuniorit 

screen-shot-2016-10-19-at-09-47-20

Xhon Heis Hemond Xhunior qe një shpikës amerikan, suksesi i të cilit e lejoi të ndërtojë kështjellën Hemond në stilin mesjetar në Gluçester, Masaçusets. Atje, ai kishte edhe një laborator ku përsosi teknologjitë e kontrollit të largët për të cilat ai është më i famshëm. Gjatë viteve 1951-1952, Hemond punoi së bashku fizikantin Ajlin Garet në kërkimet mbi telepatinë.

Ai e futi Garet brenda një kafazi Faradei – që është projektuar për të mbajtur jashtë valët elektromagnetike – për të parë nëse ESP transportohej nga valët elektromagnetike. Mendohet se  kafaz u nxeh aq shumë për shkak të valëve elektromagnetike, saqë la një shenjë që duket edhe sot në dyshemenë e Sallës së Madhe të kështjellës. Në një përfundim të çuditshëm, Hemond tha se ESP nuk transportohej nëpërmjet valëve elektromagnetike, sepse Garret mundej ende të komunikonte me ESP. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button