Horizonti.al

Të rritesh me ujqër dhe majmunë

Screen Shot 2016-08-23 at 21.18.56I quajnë edhe fëmijët e egër, një term që i referohet atyre fëmijëve të rritur pa asnjë kontakt me qeniet njerëzore, por nën kujdesin e kafshëve. Rasti më i famshëm është ai i Kamalës dhe Amalës, të zbuluara në vitin 1920 në xhunglën indiane nga pastori britanik J. L. Singh. Vajzat që tregonin respektivisht rreth 3 dhe 8 vjeç, jetonin me një familje ujqërish; ato ishin të mbuluara nga flokët e gjatë dhe të lerosur dhe ecnin vetëm këmbadorazi.

Pasi u çuan në një jetimore për t’u mësuar me jetën e njerëzve, të dyja vazhduan të ulërinin dhe kafshonin, hanin me gojë pa përdorur duart, dhe i kalonin ditët në një cep të oborrit. Më e vogla, Amala, u sëmur dhe vdiq disa muaj më vonë, ndërsa Kamala vazhdoi të hajë me gojë në pjatën e vendosur përtokë, dhe nuk foli asnjëherë deri në vdekjen e saj në vitin 1929.

Më e lumtur është ndërkaq historia e Marina Çapmanit, një vajzë 5-vjeçare që në mes të shekullit të shkuar u rrëmbye në Kolumbi, dhe më pas u braktis në mes të xhunglës. Atje ajo u u prit nga një grup majmunësh kapuçonë, të cilët u bënë familja e saj për 5 vitet që pasuan. Ata e mësuan si të  kapte zogj dhe lepuj për të mbijetuar. E gjetur nga 2 gjuetarë, ajo u shit në një shtëpi publike, nga e cila arriti të arratisej. Pasi iu rikthye e gjithë kujtesa, gruaja, që më pas u martua dhe jeton në Angli, shkroi një libër me historinë e saj të jashtëzakonshme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button