Your Life

Të veshësh fëmijët si Moana këtë Halloween konsiderohet veprim racist

Të veshësh fëmijët si Moana e Disney këtë Halloween sipas një blogu prindëror konsiderohet si një veprim racist

Aktivistja  e blogereja Sachi Feris e cila është e njohur për blogun e saj  “Raising Race Children Conscious”, i kërkoi prindërve të mos i vishnin fëmijët e tyre si karaktere të ndryshme filmash vizatimor të cilët kanë një prejardhje nga një kulturë e caktuar.

Megjithëse shumë prej tyre do të shihnin Moana-n si model i përsosur për fëmijën e tyre, Ferisi tha se kjo gjë është shumë raciste dhe se veshja e fëmijëve si ky karakter do të fyente kulturën polineziane.

Duke përshkruar diskutimet e saj me vajzën pesëvjeçare, Ferisi tha: ‘Moana bazohet në një histori reale dhe një grup njerëzish të vërtetë. “Nëse do të vishnim një person të vërtetë, ne duhet të sigurohemi se po e bëjmë atë në një mënyrë të  respektueshme. Përndryshe, është sikur po tallemi me kulturën e dikujt tjetër. ‘

                                    

Koncepti i “përvetësimit kulturor” ka nxitur diskutim të gjerë gjatë viteve të fundit, duke u kërkuar që perëndimorët e bardhë të jenë të kujdesshëm ndaj përdorimit të kulturave të  shoqërive  te tjera.

Leave a Reply

Back to top button