Teknologji

TEKNOLOGJI / Falimenti 400 milionësh. Tronditet bota e Bitcoin-it

botaVjedhja, nëse ka patur një të tillë, vlen 400 milionë dollarë. Por, problemi është se askush nuk e di mirë se ku të gjejë atë që është vjedhur. Si mund të vidhen, dhe ku i fusin, 750 mijë monedha virtuale? E sigurtë është që ka një falimentim. Ka falimentuar Mt.Gox, që ishte një prej bursave më të rëndësishme botërore për shkëmbimin e Bitcoin-eve. Dhe tani, të apasionuarit pas këtyre monedhave dixhitale zbulojnë jo pa dhimbje një prej disavantazheve të tyre: nuk janë të rregulluara nga asnjë autoritet monetar, prandaj Bitcoinet nuk kanë prapa tyre një huadhënës të fundëm. Kush humbet paratë e investuara nuk mund tëshpresojë në ndërhyrjen e një bankqe qendrore, as edhe një sigurim depozitash si ajo që rimburson depozituesit në një bankë të falimentuar. Nëse Bitcoin-i është një monedhë në eter, edhe rregullat që e qeverisin janë fantazmë.

Sigurisht, fansat e kësaj kundërmonedhe tani kanë nisur të qarkullojnë teori komploti. Tregojnë me gisht hetimin e prokurorisë së Manhatanit, që pak javë më parë kish akuzuar Mt. Gox duke kërkuar sekuestrimin nga gjykata të disa dokumentave që lidhen me funksionimin e asaj Burse. Që nuk e kish qendrën në Nju Jork, por në Tokio, nëse mund të flitet për seli të një Burse që ka punuar gjithmonë me transaksionet e një valute virtuale, domethënë në hapësirë kibernetike. Por, nga rindërtimi i fakteve, ende nuk është e qartë se cfarë e shkaktoi mbylljen e Mt. Gox. Ishte hetimi që i precipitoi ngjarjet, apo ajo zhdukja misterioze e 750 mijë Bitcoin-eve me vlerë 400 milionë? Gjithcka është e mbështjellë me mister. Dhe misteri është edhe në emër të Mt. Gox. Me këtë shkurtim, për një amerikan nënkupton Mountain Gox, një mal i vështirë për t’u paraqitur në një hartë gjeografike. Në të vërtetë janë inicialet e Magic The Gathering Online Exchange, sipas emrit të një loje me letra online, e cila ka qenë biznesi i parë i asaj Burse. Selia në Tokio të kujton një tjetër mister të Bitcoin-it, domethënë emrin japonez të krijuesit të monedhës, Satoshi Nakamoto. Me shumë gjasa, është pseudonimi i një grupi hacker-ësh që projektuan valutën në vitin 2008 dhe e hodhën në qarkullim në 2009. Që atëherë, zhvillimi ka qenë fenomenal. Faktorët e suksesit kanë qenë dy. Së pari, humbja e besimit tek bankat qendrore dhe monedhat tradicionale. Së dyti, në favor të Bitcoin-it ka luajtur dëshira e Silicon Valleyt për të besuar në një të ardhme tërësisht dixhitale, ku cdo veprimtari njerëzore do të rvolucionarizohet sic ka ndodhur me komunikimin, informimin, tregtinë.

Leave a Reply

Back to top button