Teknologji

Teknologji / Laptopi me skanerin 3D

Screen Shot 2015-02-15 at 18.49.33Acer ka prezantuar laptopin e ri Aspire V17 Nitro, sisteme të zëvendësimit të desktop-ëve të pajisur me ekranë Ips Full HD me ekran 17.3 polsh si dhe të pajisur me një fotokamerë Intel RealSense 3D. Kjo fotokamerë e përparuar do të lehtësojë kontrollin e laptopit me anë të gjesteve me duar, duke i lejuar përdoruesit që të hapë një aplikacion, të navigojë në internet apo të luajë me lojëra elektronike pa prekur touchpad-in apo tastierën e kompjuterit. Fotokamera lejon edhe skanimin e objekteve për të krijuar modele tredimensionalë për t’u printuar në 3D. Fotokamera RealSense 3D e Intelit kombinon një telekamerë tradicionalë me një model të ndjeshëm ndaj rrezeve infra të kuqe që dalin prej një projektori special me lazer dhe që reflektohen tek objekti për të cilin do të kryhet printimi 3D.

Leave a Reply

Back to top button