Fabiol Kurti
Vepra kryesore e Kabalas eshte libri “Sohar” i shkruar ne gjuhen aramaike. Ky liber konsiderohet si veper e Simon Bar Johai ne 130-170 pas eres sone, por eshte shkruar per here te pare rrethe shekullit te 13 nga Moisi De Leon ne Spanje dhe i botuar per here te pare ne Kremona ne vitin 1558. Ne kete liber permendet bashkebisedimi i nje banori te tokes dhe nje banori te botes “Arkva”. Nga biseda mesojme qe pasi toka ish shkaterruar prej zjarrit, disa njerez qe i shpetuan katastrofes nen udheheqien e liderit te tyre Jose-n, takuan nje te huaj i cili papritmas doli nga nje e care e nje shkembi. Ai dallonte per nga pamja me njerezit. Lideri Jose qendroi perballe te huajit dhe e pyeti se nga ishte, e nga vinte?
-I huaji u pergjigj:
“Jam banor i botes Arkva”.
-Jose, i shtangur e pyeti:
“A ekzistojne gjallesa te tjera ne “Arkva”?
-I huaji u pergjigj:
“Po. Kur ju pashe qe po afroheshit, dola nga shpella qe te mesoj emrin e botes ne te cilen arrita”.
Me pas i huaji filloj te tregoje per boten nga ku kishte ardhur, qe ne boten e tij stinet e vitit jane te ndryshme nga ketu ne toke, qe zhvillimi i bimeve dhe procesi i tyre biologjik zgjat disa vjet, qe pozicionimi i yjesive eshte me i ndryshem nga kendveshtrimi i ketushem…
Sigurisht qe nga biseda midis nje banori te “Arkvas” dhe nje tokesori vihet ne dukje se vizitori i ardhur nga nje galaktike tjeter sheh pozicionimin e yjeve nga nje kendveshtrim me te ndryshem nga bota e tij, dhe qe stinet e vitit ai i perjeton ndryshe e qe zgjasin me vite, po ashtu dhe procesi i zhvillimit te bimeve eshte i ndryshem, nese nje frut ketu ne toke zgjate nje periudhe kohore prej disa muaj qe te mbyll ciklin biologjik te saj, ne boten e Arkva-s zgjat disa vjet. Dhe eshte mese e logjikshme pasi stinet zgjasin ne disa vjet qe do te thote se trajektorja qe ky planet kryen rreth diellit eshte disa here me e gjate sesa toka jone kryen rrethe diellit. Atehere dhe bimesia qe duhet te zhvillohet aty duhet te jete e ndryshme nga e jona, e sigurisht kjo eshte mese e logjikshme dhe jo fantazi.
Tekstet e lashta na flasin ne gjuhen e nje shkence e te nje bote pertej nesh, qe sa vjen afrohet e behet me e besueshme nga njerezit dhe qe njeriu nuk eshte i vetem ne univers.