Bota

TENSIONET / Moska kundër Kievit: Ka përdorur raketa

Moska akuzon Kievin se ka përdorur sistemet e raketave Tochka-U kundër qyteteve të rajonit Lugansk në Donbass. Sipas zëdhënëses së Komisionit hetues rus, Svetlana Petrenko, “hetuesit” rusë “kanë mbledhur prova të përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë nga ana e ushtrisë së Ukrainës, konkretisht sistemet raketore Tochka-U, kundër qendrave të populluara në rajonin e Luganskut: në Lugansk, në fshatrat Novosvetlovka dhe Ternovoie, në rajonin e Krasnodonit, në qytetin e Rovenkit dhe në rrethinat e Luganskut”. Lajmi është transmetuar nga Interfax.

Forcat e armatosura ukrainase dhe militantët separatistë fajësuar njëra-tjetrën për përshkallëzimin e konfliktit në  fund të janarit dhe në fillim të shkurtit. Rusia nga ana e saj është akuzuar për furnizime me armë të luftëtarëve e separatistëve pro-rusë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button