Horizonti.al

Teori interesante mbi Popujt e lashtë të Detit: Beteja e Trojës

Screen Shot 2016-06-09 at 07.08.52Beteja e Trojës është zemra e Iliadës, një nga veprat letrare më të vjetra të botës perëndimore. Poema epike përshkruan rrethimin e gjatë të Trojës nga disa ushtri, që përfaqësonin shumë fise të ndryshme të Greqisë. Tre nga këto fise- Danajtë,  Teukrianët, dhe Akejtë– mund të kenë marrë pjesë në pushtimet e Popujve të Detit. Në Rregjitrimin e Lashtë, këto fise greke janë quajtur respektivisht Denjen, Tjeker, dhe Ekuesh.

Megjithatë, kjo nuk është diçka e prerë, edhe pse rajoni i Egjeut siguroi shumicën e piratëve të përfshirë në konfederatësn e Popujve të Detit. Në masën që Lufta e Trojës qe shqetësuese, shumë besuan se poezia e Homerit qe një pasqyrim imagjinar i një konfrontimi të vërtetë ndërmjet një konfederate greke dhe banorët vendas të Trojës (të cilët mund të jenë paraardhësit e etruskëve).

Është e famshme, letra e Tavagalavas, e cila është shkruar nga një mbret hitit pa emër (në përgjithësi besohet të jetë Hatusili III) drejtuar mbretit Ahijava (një mbretëri e lashtë në Anadoll pak më në jug të Trojës), flet për një incident që përfshin Vilusën. Në mënyrë speficike, letra flet për luftën e fundit ndërmjet bijve të Hethit dhe Ahijavas mbi Vilusa.

Shumë besojnë se Vilusa, që i përkiste mbretërisë së Arzavas, ishte emri hitit për Trojën, ndërsa Ahijava ishte emri që hititët i dhanë qytetërimit mikenas të Azisë së Vogël. Ky nuk është thjesht një spekulim, pasi dëshmitë arkeologjike të zbuluara në Turqinë Perëndimore sigurisht që dëshmojnë se grekët e epokës së bronxit, zhvilluan qytete-shtete jo shumë larg nga tokat e pretenduara nga hititët. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button