Magazine

Teori konspirative që kanë dalë të vërteta: Big Brother po të sheh…

screen-shot-2016-12-08-at-2-51-43-pm

Romani “1984” i Xhorxh Oruellit ishte një vizion i frikshëm e asaj se si do të ishte Britania e Madhe nën një sundim totalitar. Në botën e frikshme të Oruellit, qitetarët ishin nën survejim konstant prej qeverisë, një program ky i cili mbikëqyrej nga i tmerrshmi Vëllai i Madh. Romani, i shkruajtur në vitin 1949 fitoi shumë shpejt statusin e klasikut dhe me kalimin e viteve, termi Vëllai i Madh u shndërrua në një shprehje e përdorur për abuzimet me të drejtat civile, përmes survejimit në masë. Por në thelb, 1984 mbeti një vepër letrare.

Më pas erdhi Eduard Snouden.

Snouden, një ish punonjës i agjencisë së zbulimit në SHBA, NSA, nxorri shumë informacione të klasifikuara për The Guardian dhe The Uashington Post në vitin 2013, ku provonte se vizionet profetike të Oruellit kishin qenë të saktë: qeveritë përreth botës po spiunonin qytetarët e tyre, në një masë që pak kush do kish guxuar ta imagjinonte.

Falë Snoudenit, tashmë ne e dimë se vetëm në SHBA, NSA mbledh të dhëna për më shumë se tre miliardë telefonata në ditë – që nga metadata-t (informacione si data, koha dhe gjatësia e telefonatave), deri tek rregjistrime të bisedave telefonike. Më shumë se 200 milionë mesazhe në tekst janë të ruajtur nga agjencia përditë.

Një seri prezantimesh në PouerPoint zbuloi gjithashtu se si NSA monitoron komunikimet përmes nëntë kompanive të mëdha, përmes programit të saj PRISM, duke përfshirë Facebook, Microsoft, Google dhe Apple (të gjithë këto kompani e mohojnë që të ishin në dijeni se kjo gjë po ndodhte). Emaile, video, fotografi, biseda zanore, detaje të rrjeteve sociale … të gjitha ishin në duart e NSA, madje edhe të analistëve të nivelit të ulët.

“Dhe të gjitha bëhen pa patur nevojë të shkosh në gjykatë”, thotë Glenn Greenuald i The Guardian, në lidhje me PRISM.

“Nuk ka nevojë as për miratim supervizori për analistin”.

Por kjo është vetëm një armë e NSA. Snoudeni shpalli vitin që kaloi se agjencitë kryesore të spiunazhit në botë tani kanë teknologjinë të futen në telefonin e cilitdo – një seri veglash të pagëzuara me emrin ‘Smurf Suite’. Duke përdorur këtë teknologji, qeveritë mund të marrin kontrollin e funksioneve të telefonit tuaj, ose fshehtaz të ndezin mikrofonin e pajisjes tuaj dhe të dëgjojnë bisedat që ju bëni. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button