Bota

Teoria e lojës dhe hapat fals të Tsiprasit e Varoufakisit

Tashmë është e mundur që, për të mos përfunduar në faliment, qeveria greke të jetë e detyruar të zgjasë – me apo pa trojkën – paktet e shpëtimit që skadojnë në 28 shkurt, mundësi që deri tani e ka përjashtuar kategorikisht. Zbatimi i pasigurtë i Teorisë së lojës është me risk: mund të të shtyjë drejt ruletës ruse

Screen Shot 2015-02-06 at 16.48.46Ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis është një ekonomist ekspert i Teorisë së lojës. Studentët e tij që e shohin ta vërë në zbatim në tratativat e këtyre ditëve me institucionet europianë – një negociatë është terreni klasik i zbatimit të Teorisë – kanë megjithatë arsye përse të jenë të shastisur. Bashkë me Kryeministrin Tsipras kanë qenë në një tur nëpër kryeqytetet europianë: një javë më vanë, duket sikur nuk i kanë mbetur më karta në duar.
Dje, në letër-analizën e tij, ekonomisti Anatole Kaletsy thoshte për shembull se Varoufakis është duke vënë në zbatim taktikën e vendosjes së pistoletës në tëmth dhe kërcënimit se do të shkrepë këmbëzën, nëse nuk pranohen propozimet e tij.
Një bllof të cilin të tjerët e sfidojnë vazhdimisht, sic bëri të mërkurën në mbrëmje Banka Qendrore Europiane, përballë një propozimi të grekëve që do të detyronte institucionin të shkelte traktatet europianë. Cështja kyce është se qeveria greke kishte një letër të fortë në dorë, shkurtimin e borxhit të saj publik. DO të kishte mundur ta përdorte në negociata dhe të hiqte dorë vetëm në minutën e fundit, me qëllim që të bindte kundërshtarët që të jepnin dicka të rëndësishme në këmbim. Por në vend të kësaj, Tsiprasi dhe Varoufakisi e hodhën pothuaj menjëherë atë as që kishin nën mëngë duke braktisur kështu hipotezën. Tani që tratativat kanë nisur me të vërtetë – në Frankfurt, Berlin dhe Bruksel – qeverisë së Athinës shumë pak i kanë mbetur në duar.
Dhe është tashmë e mundur që, për të mos përfunduar në faliment, në fund të jetë e detyruar të zgjasë – me apo pa trojkën – paktet e shpëtimit që skadojnë në 28 shkurt, mundësi që deri tani e ka përjashtuar kategorikisht. Zbatimi i pasigurtë i Teorisë së lojës është me risk: mund të të shtyjë drejt ruletës ruse. /Corriere della Sera/

Leave a Reply

Back to top button