Shkence

Teoria e Relativitetit filloi si një ëndërr

screen-shot-2016-10-21-at-09-57-20

Një nga zbulimet më të famshme të Albert Ajnshtajnit është frymëzuar nga një ëndërr  e çuditshme. Ai ëndërroi sikur ishte duke parë lopët që hanin bar përmes një gardhi të elektrizuar, por lopët dukeshin të sfazuara nga ai. Ajnshtani preku gardhin dhe zbuloi se pse ato nuk qenë të shqetësuara. Gardhi kishte mbetur pa energji. Fermeri iu afrua gardhit dhe e zëvendësoi baterinë, dhe në atë moment të gjithat lopët kërcyen tutje në të njëjtën kohë.

Ajnshtajni i foli fermerit për pamjen qesharake të lopëve që kërcenin në të njëjtën kohë. I hutuar, fermeri pohoi se kishte parë secilën lopë të kërcente njëra pas tjetrës, teksa rryma eleketrike po shkarkohej në gardh. Kur Ajnshtajni u zgjua, ëndrra i dha idenë se një vëzhgues mund të shohë diçka të ndodhë menjëherë, ndërsa të tjerët shohin të njëjtën ngjarje të ndodhë në sekuenca. Kjo formoi bazën e Teorisë së Relativitetit. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button