Shkence

Teoria e Shën Agustinit për Mendjen – Kohën

Screen Shot 2015-04-26 at 19.58.04

Filozofi i krishterë, Shën Agustini, kishte disa gjëra për të thënë në lidhje me kohën. Së pari, ai thoshte se koha nuk ishte absolutisht e pafundme. Koha, sipas tij, ishte krijuar nga Zoti, dhe është e pamundur të krijosh dicka që eshtë e pafundme.

Ai thoshte gjithashtu se koha ekziston vetëm në mendjen tonë, një konkluzion i cuditshëm që gjithcka ka të bëjë me mënyrën se si ne e interpretojmë kohën. Ne mund të themi se dicka zgjati për një kohë të gjatë apo për një kohë të shkurtër, por Shën Agustini thoshte se nuk ka në fakt mundësi për ta kuantifikuar këtë. Kur dicka është në të kaluarën, ajo nuk ka më cilësi për të qenë dicka, për arsye se nuk ekziston më, dhe kur ne themi dicka mori shumë kohë, kjo ndodh vetëm sepse ne e kujtojmë në këtë mënyrë. Përderisa ne e matim kohën bazuar mbi atë se si e kujtojmë, atëherë ajo duhet të ekzistojnë në kujtimet tona. E ardhmja ende nuk ekziston, kështu që as ajo nuk mund të ketë cilësi të kuantifikueshme. E vetmja gjë që ekziston është e tashmja, kështu që i vetmi konkluzion logjik është se koha ekziston në kokën tonë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button