Shkence

Teoria e “sistemit diellor kaotik”, dhe efektet mbi klimën në Tokë

Gjatë miliona viteve, ndryshime të vogla në orbitën dhe rrotullimin e Tokës mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha në klimën e planetit tonë.

Prova e parë e drejtpërdrejtë e këtij fenomeni, i cili konfirmon teorinë e sistemit kaotik diellor, është gjetur në shkëmbinjtë e formacionit gjeologjik Niobrara në Kolorado, nga një grup studiuesish të Universitetit të Uisconsinit në Madison dhe Universitetit Northuestern në Evanston, në Illinois, që kanë botuar edhe një artikull në revistën “Nature”.

Sipas teorisë së sistemit diellor kaotik – bazuar në elaborimet më të fundit në kompjuter – orbitat e planeteve të sistemit tonë diellor nuk janë të rregullta, si besohej më parë. Orbitat e planeteve të brendshme, në veçanti, duket se i nënshtrohen ndikimeve reciproke gravitacionale, që trazojnë qendërsinë e tyre, aq sa të pengojnë një përcaktim të saktë të arbitës, për nivele kohe prej qindra miliona vitesh.

Në sedimentet që janë akumuluar gjatë 87 milion vjetëve në formimin e Niobraras, Stephen Meyer dhe kolegët kanë gjetur gjurmë të ndikimit të ndryshimeve të orbitës, nëpërmjet të ashtuquajturit fenomen i tranzicionit të rezonancës, shkaktuar nga efekti i famshëm flutur që karakterizon sistemet kaotike (“rrahja e krahëve të një fluture në Brazil, do të shkaktojë një tornado në Teksas”).

Tranzicioni i rezonancës mendohet të jetë shkaktuar nga ndryshimet e pakapshme gravitacionale të cilave i nënshtrohet planeti ynë, në vijim të afrimit dhe largimit periodik prej Marsit.

Me kalimin e kohës, përsëritja e rregullt e këtyre variacioneve ndikon në mënyrë dometënëse mbi pozicionin dhe orientimin e boshteve të dy planetëve, kundrejt Diellit.

Nga ana e vet, kjo gjë shkakton variacione në sasinë e energjisë diellore që mbërrin në planetin tonë, duke ndikuar kështu mbi klimën.

Kur klima është shumë e nxehtë dhe e lagësht, lumenjtë marrin me vete rëra argjilore, që duke u depozituar në fund të deteve, shërbejnë për lindjen e shkëmbinjve. Në kohë më të ftohta e të thata, në det derdhen rëra të pasura me karbonat kalciumi, që ndikojnë në formimin e shkëmbinjve gëlqerorë.

në formacionin shkëmbor të Niobraras studiuesit kanë gjetur një alternim të këtyre dy lloj shkëmbinjve. Origjina e tyre korrspondon, sipas tyre, me lëvizjet orbitale të Tokës dhe Marsit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button