Bota

Tërbohen gjermanët: Bombat e Putinit shkruajnë “Drejt Berlinit”

Screen Shot 2015-08-12 at 13.37.00

Këto pamje shqetësuese vijnë nga Kaliningradi. Ushtria ruse po organizon një stërvitje në shkallë të gjerë në këtë enklavë, vetëm 500 kilometra larg kryeqytetit gjerman. Por në bombat e avionëve rusë ka disa mbishkrime shqetësuese. Sipas Bild, në bomba ka thirrje për luftë, pasi aty shkruhet: “Drejt Berlinit”. Në stërvitjen që zhvillohet në enklavën pranë Polonisë kanë marrë pjesë mbi 20 avionë bombardues, disa avionë luftarakë, helikopterë luftarakë dhe për herë të parë në 20 vite edhe avionë e transportit An-26. Në disa bomba lexohet edhe “Për Stalinin”. Sipas Bild, kohët e fundit në Rusinë e Putinit po glorifikohet e shkuara sovjetike dhe po ngrihet kulti i diktatorit mizor. Sipas gazetës, kjo nuk është vetëm nostalgji, por këto janë tendenca të rrezikshme./Mapo

Leave a Reply

Back to top button