Shkence

Tërheqësi i madh që po na thith me një fuqi sa një miliardë Diej

Tërheqësi i Madh është një objekt qiellor masiv i vendosur në Supegrumbullin Laniakea. Nuk ka shumë trupa në afërsi të tij, mbi të cilët Tërheqësi i Madh nuk ka efekt. Galaktika jonë Rruga e Qumështit nuk është imune ndaj efekteve të tij. Galaktika po lëviz drejt këtij objekti misterioz në hapësirë sikur të ishte nën efektin e një miliardë diejve. Për shkak të pozicionit të diskut të galaksisë së Rrugës së Qumështit, shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të vëzhgojnë në mënyrë të qartë Tërheqësin e Madh. Ajo që ata janë të sigurt është se nuk është një vrimë e zezë, sepse edhe lloji më i madh i tyre, nuk do të kishte këtë efekt mbi një galaktikë. Ajo që ne dimë është se Rruga e Qumështit është duke shkuar drejt Tërheqësit të Madh me 14 milion milje në orë, kështu që jemi të destinuar ta takojmë atë në një pikë në të ardhmen tonë, edhe pse nuk dimë asgjë në lidhje me të. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button