Bota

Tërmeti në Itali: Ato që dimë deri tani

Screen Shot 2016-08-24 at 12.47.0638 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur, në tërmetin me madhësi 6 ballë që goditi, sot në 3.36 të mëngjesit, qendrën e Italisë. Qendrat më të goditura: Amatrice, Accumoli, Arquata dhe Pescara del Tronto.

  • Një tërmet goditi gjatë natës qendrën e Italisë. Lëkundja më e dhunshme ishte 6 ballë dhe ndodhi në orën 3.36, me epiqendër 2 km larg nga Accumoli (Rieti) dhe 10 km nga Arquata del Tronto (Ascoli PIceno) dhe Amatrice (Rieti), dhe me thellësi 4 km.
  • Kanë vijuar disa lëkundje të tjera, që janë ndjerë edhe në Romë dhe Bolonjë. Deri tani më shumë se 50 përsëritje të lëkundjeve me madhësi më shumë se 2 ballë, 5 prej të cilave më shumë se 4 ballë. Ky është tërmeti më i rëndë, pas atij të Aquilas në vitin 2009.
  • 38 është numri i të vdekurve: 28 në zonën e komunave të Amatrices dhe Accumolit, 10 në Arquata del Tronto dhe në zonën e Pescara del Tronto. Mes viktimave ka edhe disa fëmijë.
  • Disa qindra janë të plagosurit. Të zhdukurit janë më shumë se 150. Dhjetëra njerëz janë ende nën rrënoja.
  • Komunat më të goditura: Amatrice dhe Accumoli (privinca e Rietit), Arquata del Tronto dhe Pescara në Tronto (provinca e Ascoli Piceno).
  • Kryeministri Matteo Renzi ka falënderuar “ata që po gërmojnë edhe me duar” dhe ka deklaruar se do të shkojë në pasdite vonë në zonën e goditur.
  • Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, në një letër dërguar Renzit është shprehuri gatshëm “për të ofruar ndihmë në cdo mënyrë që të mundemi”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button