Bota

Terror në Paris! Të shtëna dhe shpërthime, dhjetëra të vdekur e të plagosur. 100 pengje në sallën e koncerteve

Screen Shot 2015-11-13 at 23.57.41

Të shtëna kallashnikovësh në një restorant, të shtëna pistolete kundër lokalit Bataclan dhe përgjatë Rue de Charonne. Shpërthime përreth Stade de France, spektatorët nuk mund të largohen

Rikthehet makthi i terrorizmit në Paris. Të paktën 60 viktima në 6 raste të shtënash dhe 3 shpërthime që kanë tronditur kryeqytetin. Të paktën 100 vetë janë marrë peng në sallën e koncerteve Bataclan, pranë selisë së Charlie Hebdo. Në Paris është aktivizuar plani “alfa i kuq”, një plan urgjence i destinuar për të ofruar shpëtim në mënyrë të koordinuar për një numër të lartë viktimash, në rast “atentatesh të shumëfishtë”.

PANIK NE STADIUM

Tre granata kundër Stade de France ku janë të paktën 40 viktima dhe prej ku është evakuuar presidenti Hollande. Panik në Stade de France në fundin e ndeshjes miqësore Francë-Gjermani: spektatorëve u është kërkuar të dalin nga portat e impantit të mbetur hapur, por në konfuzionin e plotë, disa mijëra kanë qëndruar në fushën e lojës, nga frika e atentateve përreth stadiumit.

DESHMITARET: NE BATACLAN KA GJAK KUDO

Atentati i dytë ka ndodhur në Bataclan, një sallë e njohur koncertesh, jo shumë larg prej selisë së Charlie Hebdo. Sipas dëshmive të radiove dhe televizioneve, të paktën 50 herë është qëlluar në teatër dhe 100 vetë janë marrë peng. Dëshmitarë të marrë peng në sallën e koncerteve kanë folur, mes lotëve, për një prej terroristëve që thërriste “Allah u Akbar”, “Allahu është i madh”.

Bilanci i të vdekurve rritet nga një moment në tjetrin. Ndërkohë mësohet se një prej atentatorëve është vrarë nga policët francezë.

Mediat franceze raportuan se të paktën 15 vetë gjetën vdekjen në qendrën e arteve Bataclan, ku afro 100 vetë po mbahen peng.

Disa spektatorë u larguan nga salla e koncerteve në momentin kur policia hyri me forcë. Sipas të dhënave, personat e armatosur qëlluan shumë njerëz.

Presidenti Hollande ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai ka urdhëruar mbylljen e të gjithë kufijve të Francës.

Autoritetet në Paris u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Tre shpërthime u raportuan në një bar pranë Stade de France.

Franca po luante me Gjermaninë në një ndeshje miqësore, e cila vazhdoi edhe pas shpërthimeve.

Në atentate të tjerë, të paktën një person hapi zjarr në një restorant në lagjen 11 të qytetit, duke shkaktuar shumë të plagosur.

Një gazetar i BBC-së në restorantin Petit Cambodge tha se mund të shihte 10 vetë të shtrirë përtokë, ose të vdekur, ose të plagosur rëndë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button