Bota

Dëshmitë: “Të gjithë rendnim mes ulërimave. Por për disa nuk kishte rrugëdalje”

Screen Shot 2015-11-14 at 09.07.47

“Besoj se askush nuk mund ta kishte imagjinuar”. Janë fjalët e Jerome Boucher, një prej personave që ndodhej në Paris në brendësi të teatrit Bataclan, në momentin e atentatit. “Koncerti kishte pak që kishte filluar. Dëgjuam shpërthime, sikur ishin fishekzjarre. Në fillim nuk mendova se mund të ishte ndonjë gjë e rëndë, bëhej fjalë për një grup heavy metal që luante muzikë të fortë dhe të zhurmshme. Pastaj pashë terroristët që qëllonin në mesin e turmës. Dritat e sallës u ndezën, grupi muzikor iku me shpejtësi nga skena. Terroristët vazhduan të qëllojnë. I vrisnin njerëzit njëri pas tjetrit. Unë vetë u futa pas një qosheje”.

Më tej ai ka rrëfyer se ka parë “gjak kudo, trupa përtokë. Të gjithë përpiqeshin të iknin duke ulëritur, por për shumë prej tyre nuk kishte rrugëdalje. Ishim të zënë në kurth, mbetëm të ndalur kështu për shumë kohë, mua mu duk një përjetësi. I thoja vetes: Tani e kam radhën unë, jam i vdekur. Mendoja se të shtënat do të vinin deri tek unë”. Boucher thotë se ka parë dy terroristë “me fytyrën zbuluar”.

“Mori fund kur ndjeva një dorë mbi kokë, ishte një agjent i forcave speciale”.

***

Psikoterapisti Mark Colclough, një nënshtetas britaniko-danez ndodhej bashkë me një koleg në Rue de la Fontaine, kur një prej atentatorëve hyri në një kafene.

“Ishim vetëm 20 metra larg prej kafenesë kur dëgjuam një si fishekzjarre. Ktheva kokën dhe pashë një burrë, rreth 185 cm të gjatë. Pozicioni i tij e bënte të qartë që po qëllonte. Po qëndronte në pozicion goditjeje. Këmbën e djathtë e kishte përpara dhe të majtën pas. Në shpatullën e majtë kishte varur një automatik. Ishte i veshur me rroba të ngushta, të gjitha të zeza. Ishte tamam si një ushtar i përgatitur për luftë. Ishte majtosh dhe godiste me ndërprerje, cdo herë nga tre katër plumba. Dukej që ishte profesionist. Vrau tre apo katër vetë që ishin ulur në karrike përpara kafenesë. I pashë që u shembën përtokë. Ranë nga karriket përtokë.

Më pas, e pashë të futej në kafene. U kthye majtas, pastaj djathtas, dhe hapi zjarr. Pikërisht në atë moment renda për të gjetur një vend fshehje. Dëgjuam 15 apo 20 të shtëna dhe pastaj gjithcka ra në qetësi. Shkuam aty pas të shtënave dhe pamë që tre personat pëpara kafenesë ishin ende shtrirë përtokë.

/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button