Bota

Terroristët gati të sulmojnë me dronë. Alarmi i FBI-së

Grupet terroriste janë duke u përpjekur që të përdorin dronë për të kryer sulme në Shtetet e Bashkuara: është alarmi i dhënë nga drejtori i FBI Christopher Wray në Kongres. “Mendoj se ne e dimë që organizatat terroriste janë të interesuara në përdorimin e dronëve,” tha Wray në një seancë të Komitetit për Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare në Senat. “Ne kemi parë se kjo tashmë po ndodh jashtë vendit dhe pritshmëria është se do të vijë këtu shumë shpejt”, shtoi ai.

Drejtori i FBI-së më pas ka specifikuar se dronët janë “relativisht të lehtë për t’u drejtuar dhe të vështirë për t’u monitoruar”.

Nicholas Rasmusen, drejtor i Qendrës Kombëtare të Terrorizmit, gjithashtu ndau shqetësimet e Wray. “Dy vjet më parë kjo nuk ishte një problem, një vit më parë ishte një problem në rritje, tani është një problem real – tha ai gjatë seancës në Kongres. Pra, ne jemi duke u përpjekur për të përshtatur strategjitë tona”. Rasmussen deklaroi se agjencitë kundër terrorizmit janë duke intensifikuar përpjekjet me ekspertë të inteligjencës për të kuptuar taktikat që terroristët mund të përdorin dronët. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button