Shkence

Tesla pretendonte se merrte mesazhe nga alienët

screen-shot-2016-10-21-at-10-01-18

Gjatë testimit të një pajisje, Tesla mori një sinjal të çuditshëm nga hapësira e jashtme. Duket të ishte një model i përsëritur, thuajse sikur dikush qe duke numëruar, dhe ai ishte i bindur se qe duke udhëtuar ndërmjet Venusit dhe Marsit. Ai fillimisht u përpoq të shpjegojë atë në terma josensacionalë, por filloi ta lërë veten të besojë se kishte patur kontakt me alienët.

“Ekziston një ndjenjë që rritet vazhdimisht tek unë”- ka shkruar Tesla, “se kam qenë i pari që dëgjova përshëndetjen e një planeti nga në një tjetër”.  Në vitin 1900, ai e pranoi përfundimin e tij. Në një letër drejtuar Kryqit të Kuq, shkroi:”Ne kemi një mesazh nga një botë tjetër, të panjohur dhe të largët. Ajo lexon:një…dy…tre…”. Pretendimi Teslës ishte sigurisht i diskutueshëm. Shumëkush besonte që shkencëtari i çmendur, kishte dalë fare nga binarët. Edhe pse vite më vonë, atij iu dha të drejtë. U zbulua se Tesla kishte marrë realisht një sinjal nga hapësira. Ai kapi një sinjal nga një stuhi në Jupiter. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button