Bota

Testim ujërash

Që kur presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i SHBA, Donald Trump, biseduan në telefon fundjavën që kaloi, ka patur një shtim të sulmeve me artileri dhe raketa në Ukrainë, shkruan Paul McLeary për Foreign Policy. të dielën, një ditë pas bisedës telefonike mes dy udhëheqësve, sulmet pranë qytetit industrial të Avdiyivkas pësuan një rritje dramatike.

Afërsia e shprehur e Trumpit me Rusinë, dhe telefonata e të shtunës që ai pati me Putinin, kanë shkaktuar frikë në Ukrainë, si dhe mes aleatëve të NATO-s se Trumpi mund të përmbyllë një marrëveshje me Moskën, që do të përkthehej në më pak mbështetje të SHBA për qeverinë ukrainase, dhe me gjasë do i japë Rusisë dorë të lirë në përpjekjet e saj destabilizuese atje.

Një zyrtar i mbrojtjes i SHBA tha se Pentagoni prej kohësh priste të kishte një shtim të agresionit rus në Ukrainë, teksa Moska, sipas tij, përpiqet të testojë “atë që mund të arrijë nën administratën Trump”. Kremlini, tha ai, ndoshta është duke testuar administratën e re për të parë nëse do të distancohet nga Kievi, dhe t’i thotë presidentit ukrainas, Poroshenko, se bën mirë të bëjë ujdi me Rusinë, gjë që natyrisht që do ta shkatërronte atë politikisht.

Deri tani, administrata Trump ka ndjekur linjën e “business as usual” me Rusinë.

Por tani, nuk janë vetëm ukrainasit që pyesin veten për vendosmërinë e SHBA përballë sfidës ruse. Tanke amerikanë dhe gjermanë, bashkë me mijëra trupa të NATO-s po marrin pozicione në vendet e NATO-s në Balltik, për të siguruar vendësit përballë mundësisë së një agresioni nga Rusia. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button