Shendeti

Testohet me sukses një pilulë kontraceptive për meshkujt

Deri më tani përpjekjet për të krijuar një pilulë kontraceptive mashkullore që të jetë me të vërtetë efektive kanë dështuar. Pjesa më e madhe funksiononin duke sjellë ndryshime hormonale tek meshkujt dhe se kishin shumë efekte anësore deri sa shkaktonin edhe dëme të pariparueshme në fertilitetin e mashkullit, madje provokonin edhe keqdeformime tek i porsalinduri. Tani një grup shkencëtarësh australianë kanë prodhuar një ilaç të ri që vepron mbi proteinat (α1A-receptor adrenérgjik dhe  P2X1-receptor purinérgjik). Rezultati është se prodhohen ndryshime në spermën e mashkullit që nuk i lejon të arrijnë objetivin, pra të fekondojnë vezën. Pilula ka qenë e suksesshme tek minjtë dhe tani mbetet të provohet tek njerëzit. Krijuesit janë shumë optimistë në lidhje me rezultatet që do të marrin. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button