Nxënësit e tij i kërkuan këshilla për jetën. Përgjigjet janë të thjeshta.
- Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.
- Zgjidh një punë që e dashuron, dhe nuk do të të duhet të punosh asnjë ditë në jetën tënde.
- Jeta është vërtetë shumë e thjeshtë, por ne këmbëngulim që ta vështirësojmë sa më shumë.
- Lavdia jonë më e madhe nuk është që nuk rrëzohemi, por që ringrihemi çdo herë që rrëzohemi.
- Mos u impono të tjerëve, atë që ti vetë nuk e dëshiron.
- Çdo gjë e ka një bukuri, por jo cdokush e sheh.
- Heshtja është një mike e vërtetë, që nuk të tradhëton asnjëherë.
- Njeriu superior mendon gjithmonë për virtytin; njeriu i zakonshëm mendon gjithmonë për rehatinë. /bota.al