Bota

The Economist: ja si mund të çarmatoset Koreja e Veriut

Prej dekadash fuqitë e mëdha janë përpjekur të marrin sa më shumë informacion të jetë e mundur mbi predhat dhe bombat bërthamore të Koresë së Veriut. Por historia ka treguar se pavarësisht marrëveshjeve, koreano-veriorët gjithnjë kanë gënjyer dhe tradhtuar atëherë kur më pak pritej. Kim Jong Un dhe Donald Trump së fundmi patën takimin e famshëm dhe në media shfaqen vazhdimisht si dy lidera që shkojnë më së miri bashkë, por duhet konsideruar fakti që “Njeriu i Raketave”, siç e quan edhe Trump, mund të dalë nga fjala e tij sërish. Frymëzuar nga takimi i fundit që Sekretari  i Shtetit Mike Pompeo pati në Pyongyang, prestigjiozja The Economist ka publikuar disa këshilla nga vëzhguesit e CIA-s si të arrihet çarmatosja reale e Koresë së Veriut.

Kërkesat bazë:

1 Një deklaratë bindëse. Është e ditur që Koreja e Veriut kërkon të nxjerrë më shumë uran dhe të zgjerojë një nga fabrikat e saj të predhave. Tashmë koreano-veriorët duhet të mendohen dy herë përpara se të veprojnë sepse informacionet që dihen janë më shumë nga ç’mendojnë ata.

2 Organizim më i mirë i vijës së parë mbrojtëse. Ata duhet ta bëjnë lëvizjen e parë, të hapin inspektimet dhe të ndalojnë nxjerrjen e uranit nga toka. Heqja dorë nga mbrojtja si në rastin e Libisë nuk është ide e mirë. Çmontimin e armëve bërthamore Koreja e Veriut me siguri do ta marrë me përtesë dhe do të duhen disa muaj. Asnjë sanksion nuk duhet të shpërbëhet deri në përfundim të programit dhe reagimi duhet të jetë i menjëhershëm në rast devijimi nga misioni. Duhet qartësuar që kur Trump tha se është “ok” që Kina po zbut mbrojtjen, ai nënkuptonte që nuk është aspak “ok”.

3 Përfshirja e qeverive të tjera. Meqë jemi te Kina: duhet të jetë pjesë e marrëveshjes. Meqë bëhet fjalë për zhdukjen e armëve bërthamore, të pesta fuqitë e autorizuara për prodhimin e armëve bërthamore duhet të bien dakort. Koreja e Veriut duhet të jetë gjithashtu pjese marrëveshjes dhe Japonia mos të mbetet jasht.

4 Verifikimi. Të gjithë u treguan të shpejtë për t’ja mbyllur gojën gazetarit që evidentoi se marrëveshja e Singaporit nuk përfshiu verifikimin. Në fakt verifikimi është një pikë kyçe. Duhet të jetë më rigoroze se marrëveshja e çarmatosjes në Iran, dhe duhet të përfshijë monitorim të vazhdueshëm që urani mos të nxirret më nga toka. Duhet më shumë përfshirje se në Iran: qasje në fabrikat e predhave dhe facilitetet e ushtrisë.

5 Kleçkat. Një shanc i vogël është që pasardhësit e e dinastisë Kim në të ardhmën të mos e shkatërrojnë Seulin dhe Los Anxhelos, por të bëhen pjesë e ekonomisë botërore. Përfitimet do të ishin të jashtëzakonshme. Por sigurisht, koreano-veriorët duan më shumë: “një garanci sigurie”. Me siguri e kanë fjalën për heqjen e mbrojtjes së Koresë së Jugut dhe tërheqjen e 28,000 trupave.

6 Më e shenjta e të shenjtave. Le ta pranojmë. Gjasat janë që Koresë së Veriut t’i hapen dyert e të gjithë botës ndërsa ata ende do vazhdojnë ta ruajnë si të shenjtë programin bërthamor. Pas të gjithash, është pjesë e kushtetutës së tyre. Në këtë rast, skenari më i mirë që mund të imagjinohet është një regjim i fortë që e tkurr në maksimum arsenalin e saj./Opinion.al

Leave a Reply

Back to top button