Kinema & TV

“The girl in the train” / Traileri i dytë i filmit me protagoniste Emily Blunt

Screen Shot 2016-08-13 at 22.23.26Historia është ajo e Rachel Uatson, një grua e re që nuk ka mundur të lërë pas divorcin e saj dhe faktin që ish bashkëshorti është martuar menjëherë. Ajo është lidhur shumë me shishen e alkoolit, duke humbur edhe vendin e punës. Pavarësisht kësaj, merr cdo mëngjes trenin sikur të jetë duke vazhduar punën, duke parë jashtë dritares dhe duke fantazuar mbi gjërat dhe personat që sheh: në mënyrë të vecantë, vëmendja e saj fiksohet tek një cift që, në imagjinatën e saj, e konsideron të përsosur. Por një mëngjes, Rachel sheh gruan e ciftit të dalë me një tjetër burrë, dhe pas pak ditësh vajza duket e zhdukur drejt asgjësë. Rachel do të nisë të investigojë mbi fatin e asaj të panjohure, duke zbuluar të vërteta shqetësuese. Filmi bazohet në librin me të njëjtin titull, që u bë edhe bestseller. Filmi pritet të dalë në tetor. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button