Shkence

The Independent: Zbulimi i fundit, ka shumë më tepër gjasa që Marsi të ketë patur jetë

Historia jonë mbi sipërfaqen e planetit mund të jetë tërësisht e gabuar

Ka shumë më tepër gjasa që Marsi të ketë patur jetë, nga sa e kishim menduar deri më sot.

Shkencëtarët kanë zbuluar se planeti ishte ndoshta me shumë më tepër lagështirë, se sa e kishim menduar më parë. Studimi, i cili ka simuluar meteorë marsianë për të kuptuar më shumë për mjedisin e tij të lashtë, sugjeron se historia jonë për sipërfaqen e planetit mund të jetë plotësisht e gabuar.

Deri më tani, një mineral i veçantë i gjetur në meteorë marsianë është përdorur si provë që planeti kishte një mjedis të lashtë, të thatë. Por në fakt ai mund të ketë përmbajtur hidrogjen. Tashmë historia e planetit të kuq mund të rishkruhet, sepse ai mund të ketë mbajtur shumë më tepër ujë.

Uji është një nga blloqet qendrore të ndërtimit dhe kërkesa parësore e jetës, dhe çdo zbulim i ujit shton shumë shanset që planeti ka qenë i banuar.

Studimi gjeti gjithashtu se materiali i rëndësishëm mund të ndihmojë në krijimin e fosforit – një element thelbësor për jetën në Tokë, dhe ndoshta edhe në Mars.

Kudo në Tokë, kugjendet ujë, ka edhe jetë. Dhe fosfori është i domosdoshëm që jeta të ndodhë.

Në studim, shkencëtarët krijuan një version sintetik të mineralit të njohur si “whitlockite”. Ata kryen më pas eksperimente të shtypjes me mostrat e materialit, duke simuluar kushtet e e hedhjes mbi një meteor nga Marsi. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button