Bota

Thela bostani

Nga Amira Hass

Në një mbrëmje të nxehtë dhe pas një dite edhe më të nxehtë, ka shumë pak argumenta, për të cilët mund të flasësh me miqtë. Ishim katër shokë: M, nja palestineze nënshtetase e Izraelit, që jeton në Ramallah, J, i lindur në Gaza por që jeton në Ramallah, T, një mik i përbashkët që kishte ardhur nga Londra, dhe unë.

Sigurisht, përmendëm Gazan. Në fund të fundit, gjatë dhjetë ditëve të fundit nuk kam bërë gjë tjetër, veçse kam folur me njerëz që kanë jetuar aty, deri pak kohë më parë. Por në një mbrëmje të nxehtë dhe pas një dite edhe më të nxehtë, ndihesh në faj që të flasësh për një vend, ku energjia elektrike vjen vetëm katër orë në ditë dhe spitalet janë të stërmbushur me pacientë, të plagosur dhe gjymtuar prej snajperëve izraelitë.

Në një mbrëmje kaq të nxehtë, ke nevojë për thela bostani. “E bleva tek kushërinjtë tanë”, tha M. Për të, që punon në Jeruzalem, “kushërinjtë” është një mënyrë për të thënë “hebrenj”. Mund të jetë cinike, komike ose përçmuese.

“Prandaj është i mirë”, u përgjigj J. Ndërsa T, nuk po kuptonte.

I shpjeguam se si janë gjërat: bostanët që shiten në Ramallah duhet që të kultivohen në Cicjordani, që të jenë vendas për arsye patriotike. Por për një arsye të caktuar, nuk janë të mirë. Shumë të pjekur, shumë të butë, pak të ëmbël.

Ja na tregoi se shkoi në dyqan dhe pyeti nëse bostanët ishin të kultivuar në Izrael. Shitësi iu përgjigj: “Po, po, shiko etiketën”.

“Jo, i dua vendas”, iu përgjigj J, duke u larguar.

Shitësi e ndali: “Prit, janë vendas, ua vë etiketën vetëm sepse njerëzit i duan izraelitë”. / Në shqip nga Bota.al

Leave a Reply

Back to top button