Thenie

Thënie brilante për ata që dashurojnë librat

Screen Shot 2016-06-03 at 10.10.46

“Një orë e kaluar duke lexuar, është një orë e vjedhur parajsës”

Thomas Wharton

“Vazhdoni lexoni, është një prej aventurave më të mrekullueshme që mund të ketë njeriu në jetë”

Lloyd Alexander

“Një dhomë pa libra, është një trup pa shpirt”

Ciceroni

“Librat janë një magji unike, që mund ta marrësh përherë me vete”

Stephen King

“Librat janë avioni, dhe treni, dhe rruga.  Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë shtëpia”

Anna Quindlen

“Leximi na jep një vend për të shkuar, pikërisht në ato momente kur duhet të qëndrojmë në vend”

Mason Cooley

“Nuk mund të gjesh një filxhan çaji të madh sa duhet apo një libër të gjatë sa duhet, që të më mjaftojë mua”

C.S.Lewis

“Unë besoj se diçka shumë magjike mund të ndodhë, kur lexon një libër”

J.K.Rowling

“Librat janë miku më i qetë dhe më i qëndrueshëm. Ata janë këshilltarët më të mençur, gjithmonë të pranishëm. Dhe janë mësuesit më të duruar”

Charles Eliot

“Sado i zënë që mund të mendosh se je, ti duhet të gjesh kohë për të lexuar, ose të zhytesh në injorancën që e ke zgjedhur vetë”

Konfuci

“Unë mendoj se librat janë si njerëzit, në kuptimin që ata shfaqen në jetën tënde, piëkrisht atëherë kur të duhen më shumë”.

Emma Thompson

Ai që lexon jeton një mijë jetë para se të vdesë. Ai që nuk lexon, jeton vetëm një

George R. R. Martin

Librat janë prova se njerëzit mund të bëjnë magjira

Unë jam pjesë e gjithckaje që kam lexuar

Theodore Roosevelt

Leximi të detyron të jesh i qetë, i heshtur, në një botë që nuk ka më vend për qetësi dhe heshtje

John Green

Përzgjodhi: bota.al

Leave a Reply

Back to top button