Thenie

Thënie nga filmat vizatimorë, që u vlejnë më shumë të rriturve, se sa fëmijëve

“Ti nuk mund ta shohësh dot të ardhmen, nëse sytë i ke të mbushur me lotët e së shkuarës”. Kung Fu Panda 2.

“Stuhitë kalojnë. Thjesht prit, derisa të arrish finishin dhe kurrë mos ndalo së ëndërruari”. Rapunzela.

“Mendja është gjithçka. Përdore atë me kujdes, ose ajo do të të përdorë ty”. Kung Fu Panda.

“Koha është me vlerë. Mos u përpiq të provosh diçka, thjesht për hir të të provuarit të saj”. The Lion King.

“Ne e krijojmë vetë fatin tone, nëpërmjet zgjedhjeve që bëjmë vazhdimisht”. Brave.

“Për disa njerëz ia vlen të shkrish (ia vlejnë sakrificat)”. Olaf, Frozen.

“Kur të jesh duke kaluar në ditë të vështira, thjesht vazhdo të ecësh”. Finding Nemo.

“Çfarëdo gjëje që imagjinon, ti mund ta arrish. Universi po të pret”. Toy Story.

“Nëse nuk mund të thuash diçka të këndshme, më mirë mos thuaj gjë fare”. Bambi.

“Por ti duhet ta lësh pas të shkuarën, në mënyrë që të kesh një të ardhme”. Ice Age.

“Mbylli sytë dhe hap zemrën. Beso tek vetja. Kështu duhet të nisë gjithçka”. Winx Club. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button