Thenie

Thënie nga Robin Williams që do t’ju bëjnë të reflektoni gjatë…

“Të është falur vetëm një grimcë çmendurie. Mos e humb atë”.

“E di se çfarë është muzika? Një kujtesë nga Zoti se ka diçka tjetër në këtë univers përveç nesh; një lidhje harmonike midis gjithë qenieve me jetë, kudo, edhe në yje”.

“Unë mendoja se gjëja më e keqe në jetë ishte të përfundoje i vetëm. Nuk është kjo. Gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh me njerëz që të bëjnë të ndihesh i vetëm”.

“Disa kanë lindur të mëdhenj. Disa e arrijnë madhështinë. Disa e marrin atë si një dhuratë diplomimi”.

“Çdokush që njeh, është duke kaluar nëpër një betejë, për të cilën ti nuk di asgjë. Sillu mirë. Përherë”.

“Vogëlush, nëse të duhet alkool apo drogë për ta shijuar jetën në maksimum, atëherë po e jeton jetën në mënyrë të gabuar”.

“Depresioni nuk është shaka. Është një sëmundje e vërtetë që nuk diskriminon. Asnjë sasi parash apo fame nuk mund ta ndreqë atë. Edhe njerëzit më të qeshur të planetit nuk mund të mendojnë thjesht pozitivisht dhe të shërohen. Mbështeti ata që po luftojnë me depresionin, apo me çdo sëmundje tjetër mendore. Depresioni të merr jetën!”

“Kokaina është mënyra, me të cilën Zoti të thotë se je duke bërë shumë para”.

“Gjithçka që të duhet, është thjesht një buzëqeshje e bukur, por e shtirur, për të fshehur një shpirt të lënduar dhe vetëm atëherë do të kuptosh se sa i thyer je në të vërtetë”.

“Do të kalosh kohëra të vështira, por ato do të drejtojnë drejt gjërave të mira, të cilave nuk po i kushtoje vëmendje deri në ato momente”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button