Thenie

Thënie nga Taylor Swift që kanë për t’ju ngelur në mendje. Duhet t’i lexoni të gjithë, sidomos femrat!

“Fjalët mund ta thyejnë dikë në mijëra copëza, por po ashtu ato e kanë fuqinë ta lumturojnë jetën e dikujt. Unë shpresoj që ti t’i përdorësh fjalët për mirë, sepse në fund ti ke për t’u penduar vetëm për fjalët që nuk ke thënë dhe për fjalët që i thua me qëllim për të lënduar dikë”.

Ajo është këngëtare e rekordeve. Nuk ka album që të mos ketë arritur në vend të parë në çdo klasifikim botëror. Nga ana tjetër, Taylor Swift shquhet edhe për talentin e saj në tekstshkrim, për të cilin edhe ka fituar çmime nga akademia Grammy. Ndërkohë, ne kemi mbledhur disa prej thënieve të saj më të bukura prej fjalimeve, apo teksteve të këngëve. Keni mundësinë t’i lexoni më poshtë.

“Pavarësisht se çfarë ndodh në jetë, sillu mirë me njerëzit. Të jesh i mirë me njerëzit, është një gjurmë goxha e mirë për të lënë pas”.

“Fjalët mund ta thyejnë dikë në mijëra copëza, por po ashtu ato e kanë fuqinë edhe ta lumturojnë jetën e dikujt. Unë shpresoj që ti t’i përdorësh fjalët për mirë, sepse në fund ti ke për t’u penduar vetëm për fjalët që nuk ke thënë dhe për fjalët që i thua me qëllim për të lënduar dikë”.

“Kur dikush të kërkon sërish falje për të njëjtën gjë që e ka bërë gabim edhe më parë, unë mendoj se nuk është aspak gabim të ndalosh së i besuari, t’i thuash “Nuk të kam falur” dhe të largohesh prej tyre”.

“Ji ajo vajza e fortë që të gjithë mendonin se do t’ia dilte përballë çdo vështirësie; ajo që do të guxonte të bënte gjithçka; ajo që nuk ka nevojë për një mashkull, pasi është e pavarur; ajo vajza që kurrë nuk dorëzohet përpara vështirësive”.

“Ne duhet të duam, jo të biem në dashuri, sepse çdo gjë që bie, thyhet”.

“Mendoj se shumica prej nesh i tremben faktit që mund të arrijnë në fund të jetës së tyre dhe kur të hedhin sytë nga e shkuara, të pendohen për momentet kur nuk kanë folur; kur nuk kanë thënë “Të dua” në momentin e duhur; kur nuk kanë thënë  “Më fal” atëherë kur duhej; kur nuk kemi këmbëngulur për të drejtat tona apo për të dikujt që kishte nevojë”.

“Jeta nuk ka të bëjë me mënyrën se si i mbijeton një stuhie, por me mënyrën se si kërcen në shi”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button