Thenie

Thënie të mrekullueshme nga Dalai Lama, që nuk duhet t’i harroni asnjëherë…

“Qëllimi ynë kryesor në jetë është t’i ndihmojmë të tjerët dhe, nëse nuk i ndihmon dot ata, të paktën mos i lëndo”.

“Ne jemi të vetmet qenie me fuqinë për ta shkatërruar Tokën, por edhe me kapacitetin për ta mbrojtur atë”.

“Kur flet, ti përsërit diçka që e di tashmë. Por nëse dëgjon, ti mund të mësosh diçka të re”.

“Çfarë është dashuria? Dashuria është mungesa e gjykimit”.

“Nuk kemi nevojë për tempuj, nuk kemi nevojë për filozofi të komplikuara. Truri im dhe zemra ime janë tempujt e mi. Filozofia ime është mirësia”.

“Ndryshimi i vërtetë duhet të ndodhë nga përbrenda. Lëre pamjen e jashtme ashtu siç është”.

“Burimi më i rëndësishëm i një jete të lumtur është zemra e ngrohtë. Kjo nënkupton hapjen me të tjerët lidhur me problemet që kemi për veten tonë”.

“Detyra jote nuk është të gjykosh. Detyra jote nuk është të kuptosh, nëse dikush e meriton diçka. Detyra jote është të ngresh të rrëzuarin, të ngjisësh të thyerin dhe të shërosh të lënduarin”.

“Sjellja ime e përditshme është shpesh e udhëhequr nga motivimi për të ndihmuar, për të krijuar një atmosferë pozitive për të tjerët”.

“Përdorimi i forcës nuk është shenjë e fuqisë, por shenjë e dobësisë”.

“Lumturia nuk është diçka që vjen vetë. Ajo vjen prej veprimeve të tua”.

“Bujaria është shprehja e jashme më e natyrshme e një qëndrimi të brendshëm me mëshirë dhe me dashuri për mirësinë”.

“Planeti nuk ka më nevojë për “njerëz të suksesshëm”. Planeti ka nevojë të dëshpëruar për njerëz paqësorë, shërues, ndreqës, rrëfyes dhe të dashur në të gjitha mënyrat”.

“Ka vetëm dy di të në vit, kur nuk mund të bësh dot asgjë. Njëra quhet e djeshme dhe tjetra quhet e nesërme, ndaj e sotmja është dita e duhur për të dashur, besuar dhe mbi të gjitha, për të jetuar”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button