Thenie

Thënie tejet frymëzuese nga Martin Luther King…

“Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë”.

“Vetëm në errësirë mund të arrish t’i shohësh yjet”.

“Falja nuk është një akt rastësor, por një veprim permanent”.

“Dashuria është e vetmja forcë e vlefshme për të transformuar një armik në një mik”.

“Mos e lejo asnjë mashkull të të ulë aq shumë, sa ta urresh atë”.

“Nëse unë nuk mund të bëj dot gjëra të mëdha, unë mund të bëj gjëra të vogla, por me rëndësi të madhe”.

“Urrejtja e shkatërron urryesin”.

“Disa gjëra janë të drejta dhe disa gjëra janë të gabuara. Është e gabuar të urresh. Do të jetë përherë një gabim”.

“Koha është gjithmonë e duhura për të bërë atë që është e duhur”.

“Unë kam vendosur të kapem pas dashurisë. Urrejtja është një barrë shumë e rëndë për t’u mbajtur”.

“Nëse nuk mund të fluturosh, vrapo. Nëse nuk mund të vraposh, ec. Nëse nuk mund të ecësh, zvarritu. Bëj çdo gjë vetëm për të vazhduar përpara”.

“Errësirën nuk mund ta dëbojë dot errësira; vetëm drita mund ta bëjë këtë gjë. Urrejtjen nuk mund ta largojë dot urrejtja; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë gjë”.

“Pesha e një njeriu nuk shihet se si reagon në momentet e rehatisë dhe komoditetit, por se si reagon në kohërat e vështirësive dhe debateve”.

“Unë kam një ëndërr që të katër fëmijët e mi një ditë të jetojnë në një vend, ku nuk do të gjykohen për ngjyrën e lëkurës së tyre, por për përmbajtjen e karakterit të tyre”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button