Thenie

Thëniet frymëzuese nga Jim Carrey. Jeta e tij është një prove, se universi i dëgjon dëshirat

“Mendoj se çdokush duhet të bëhet i pasur dhe i famshëm dhe të bëjë çdo gjë që ka ëndërruar, në mënyrë që të kuptojnë se paraja nuk është gjithçka”.

Jim Carrey njihet si një nga komedianët më të mirë në mbarë botën, por nuk ka qenë çdo gjë e lehtë për të. Kur ai ishte i vogël, i ati i tij humbi punën dhe për pasojë, gjithë familja duhet të jetonte në një papafingo dhe të ishte e varur nga ndihmat e shtetit. Pavarësisht kësaj, ai mbeti një besimtar i vërtetë i ligjit të tërheqjes. Jeta e tij është një prove, se universi i dëgjon dëshirat tona.

Këto janë disa nga thëniet më frymëzuese nga Jim Carrey që do ta ndryshojnë këndvështrimin tuaj për jetën dhe për suksesin:

“Jeta të ofron një sërë mundësish dhe ke dy mundësi. Ose i pranon, ose qëndron i frikësuar për t’i pranuar ato”.

“Është më mirë të rrezikosh duke vdekur urie, se sa të dorëzohesh. Nëse ti heq dorë nga ëndrrat e tua, atëherë çfarë do të të mbetet?”.

“Synimi im është të harroj dhimbjet në jetë. Harrojini dhimbjet, talluni me to, reduktojini dhe qeshni”.

“Ndonjëherë zgjohem në mëngjes, ulem, pi kafen dhe shikoj nga kopshti i bukur i shtëpisë sime. Më pas mendoj “Mendo sa e bukur është gjithçka që ke, sepse një ditë mund t’i humbasësh të gjitha”.

“Mësova shumë gjëra nga im atë, një nga të cilat ishte se ne dështojmë në gjërat që nuk duam, për të kuptuar gjërat që duam dhe për të luftuar për to”.

Leave a Reply

Back to top button