Thenie

Thëniet më të bukura nga Ed Sheeran. Që nuk duhen humbur

“Tregohuni të mirë me të tjerët, qeshni gjithmonë dhe vlerësojini gjërat, sepse nesër mund t’i humbisni ato”.

Ai nuk është vetëm një këngëtar shumë i talentuar, por është edhe një tekstshkrues shumë i mirë. Thëniet e mëposhtme janë marrë nga intervistat, fjalimet, si dhe nga tekstet e këngëve të tij. Shpresojmë t’ju pëlqejnë!

“Çdo gjë do të shkojë shumë mirë në fund. Nëse nuk shkon mirë, atëherë nuk është fundi”.

“Tregohuni të mirë me të tjerët, qeshni gjithmonë dhe vlerësojini gjërat, sepse nesër mund t’i humbisni ato”.

“Suksesi është hakmarrja më e mirë në çdo rast”.

“Një jetë e jetuar me dashuri është një jetë e jetuar siç duhet”.

“Gjërat më të këqija në jetë na ofrohen falas”.

“Nuk mund të të them me saktësi cili është çelësi i suksesit, por di të të them se çelësi i dështimit është përpjekja për të kënaqur të tjerët”.

“Është shumë normale të qash. Lotët të kujtojnë ndonjëherë se je i gjallë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button