“Për një moment lëre gjithçka mënjanë, lëre tavolinën pa rregulluar, lëri pjatat pa larë, për një moment mund të heqësh dorë nga diçka. Fike televizorin, lëshoje çfarë ken ë duar, ndërprite çfarë po bën, mos u përgjigj kur të bie telefoni. Vrapo, përqafoje djalin tënd, vajzën tënde, puthe, buzëqeshi, përkëdhele. Këndo me zë të lartë një këngë të bukur, bezdisi fqinjët, vishu si të ndihesh më mirë. Më pas uluni në tokë, me këmbët të kryqëzuara, hani bukë me çokokrem, dhe me duart e pista përqafohuni sërish. Me kalimin e kohës askush nuk do ta mbajë mend “çmendurinë” e asaj dite, por dashuria e falur në atë ditë do të mbetet si një tatuazh në zemrën tënde”. – Carolina Turroni
Është e rëndësishme që ndonjëherë të bëjmë atë çfarë duam të bëjmë, pa iu nënshtruar rutinës së përditshme. Ajo që na pengon, është shpesh opinioni i të tjerëve për “çmenduritë” që mund të duam të bëjmë. Harrojmë kështu t’i kushtojmë kohë vetes dhe dëshirave tona, duke e ndrydhur veten të ndjekim një rutinë të përditshme, e cila sigurisht bëhet e mërzitshme pas njëfarë kohe.
Ndaj, sapo të kesh mundësi dhe kohë të lirë, kushtoji kohë vetes dhe mundohu të bësh gjërat që pëlqen. Dil, tako miq, njih njerëz të rinj, bëj një udhëtim që e ke ëndërruar prej kohësh, shko në kinema, këndo në një karaoke, organizo çfarë ke menduar me kohë të tëra. Mos mendo aq për të tjerët, sa për të mirën e vetes. Ti ke nevojë të ndihesh mirë. Ke punuar aq shumë, sa e meriton të investosh për veten tënde. Ndaj, bëj çfarë dëshiron të bësh dhe mos u pendo në asnjë moment. Sa herë të ndjesh se rutina e përditshme po të lodh e po të mundon, organizo diçka në kohën që mendon se do të jesh i/e lirë. Ji spontan/e me planet që bën dhe realizoji ato.