Letersi

“Ti meriton një dashuri që…” poezi nga Frida Kahlo për dashurinë e vërtetë. Çdo femër duhet ta lexojë

“Ti meriton një dashuri që…” është një poezi nga Frida Kahlo që i kushtohet dashurisë së vërtetë, se si duhet të jetë kjo dashuri, apo se çfarë duhet kërkuar në dashuri. Është një poezi që i kushtohet femrave, dashuria e të cilave shpesh konsiderohet si e mirëqenë nga meshkujt dhe fillon me kohën të bëhet monotone. Mirëpo një femër meriton më shumë se kaq, ndaj dhe autorja “i kërkon” femrave të kërkojnë një dashuri me gjithë cilësitë e përshkruara në poezi.

“Ti meriton një dashuri që…”
Ti meriton një dashuri që të të dojë
edhe të pakrehur,
me të gjitha arsyet që të bëjnë
të zgjohesh herët,
me të gjithë demonët që
nuk të lënë të flesh.

Ti meriton një dashuri që
të bëjë të ndihesh e sigurtë,
në gjendje të hash botën,
kur ecën pranë tij,
që i ndjen përqafimet e tua
si perfekte në lëkurën e tij.

Ti meriton një dashuri që
do të kërcejë me ty,
që gjen  parajsën çdo herë që
sheh drejt syve të tu,
që nuk mërzitet asnjëherë
duke lexuar shprehitë e tua.

Ti meriton një dashuri që
të dëgjon teksa këndon,
që të mbështet kur bën budallaqen,
që të respekton si qenie të lirë,
që të shoqëron në fluturimin tënd,
që nuk ka frikë nga rrëzimet.

Ti meriton një dashuri
që i largon gënjeshtrat,
që afron ëndrrat,
kafenë
dhe poezinë.

Back to top button